Showtime

Presidenti Meta takon Eugent Bushpepa, ka disa fjalë për performancën e tij në Eurovision

05/17/2018 14:06
nga:L I

Eugent Bushpepa është këngëtari më i komentuar i ditëve të fundit, i cili i bëri krenarë të gjithë shqiptarët me konkurimin e tij në Eurovision.

Eugenti u rendit i 11-ti në natën finale të festivalit dhe u komentua mjaft në media për performancën e tij.

Ditën e sotme, këngëtari ka takuar presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën dhe të dy kanë pozuar si rrokerë për një foto që Meta e hodhi në faqen e tij në Facebook.

“Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rrokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision. Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e
mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve.”- ka shkruar presidenti, duke e vlerësuar në maksimum performanën e tij në Eurovision.