Lajme

Presidenti mban konferencë për media në orën 10:30

03/24/2020 09:44
nga:E Sh

Presidenti i Kosovës ka njoftuar se do mbajë konferencë pë media edhe sot, nga ora 10:30.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar gazetarë,

Sot, në orën 10:30, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë konferencë për media.

Vendi: Holli i Kuvendit, hyrja kah Zyra e Presidentit.

Mirëpresim ekipet tuaja!

Kujtojmë se mbrëmë presidenti mbajti një konferencë gjatë së cilës deklaroi se do të kërkoj nga Gjykata Kushtetuese që ta anuloj vendimin e Qeverisë së Kosovës për kufizimin e qytetarëve.

“Vendimi për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve është bërë në kundërshtim me Kushtetutën. Kufizimi i lirisë së lëvizjes bëhet vetëm atëherë kur bëhet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Thaçi, mbrëmë.

Presidenti Thaçi: Albin Kurti e shkeli në mënyrë flagrante Kushtetutën e Kosovës, duke kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve

09/28/2020 21:06

Haxhiu: Arrestimet e fundit janë arsyetime nga Specialja për publikimin e aktakuzës ndaj Thaçit