Sporti

Presidenti i Sportingut: Gyokeres do të largohet, qëndron veç nëse ka agjentin më të keq në botë

06/29/2025 15:14
nga:Lorik J

Presidenti i Sporting CP, Frederico Varandas, është i bindur se Viktor Gyokeres do të largohet këtë verë, përveç nëse pengohet nga përfaqësimi i dobët.

Varandas ka ndarë mendimet e tij në intervistën me A Bola, “Unë besoj se ai mund të largohet, përveç nëse ka agjentin më të keq në botë. Diçka që e kam të vështirë ta besoj.”

Sporting është i hapur për oferta nën klauzolën e lirimit prej 100 milionë eurosh të Gyokeres, sipas A Bola.

“Nëse një klub respekton vlerësimin tonë, ai do ta përmbushë ëndrrën e tij. Nëse jo, ai qëndron me një kontratë trevjeçare dhe ne jemi të lumtur. Qëndrimi i tij nuk do të jetë problem për ne, por për kundërshtarët”, shtoi Varandas.

Arsenali dhe Man United mbeten dy klubet e lidhura me Gyokeres.

/GazetaBlic Sport