Lajme

Presidenti i Shqipërisë për ngjarjet e fundit në Kosovë: Serbia të lirojë 3 policët e rrëmbyer

1 vitë më parë
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar për tensionet e fundit në Kosovë,ku tre policë u rrëmbyen dje nga forcat serbe.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Begaj thotë se rrëmbimi i policëve të Kosovës është një akt provokativ nga ana e Serbisë për destabilizimin e Kosovë dhe mbarë rajonit.

Presidenti dënon më forcë rrëmbimin e policëve të Kosovës, ndërsa u bën thirrje autoriteteve serbe të lirojnë efektivët e Kosovës.