Lajme

Presidenti i Malit të Zi mund ta bëjë një koalicion me Lëvizjen e Dritan Abazoviq

04/14/2021 12:16
nga:M K

President i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar se mund të krijojë një koalicion me Lëvizjen Qytetare URA të Dritan Abazoviqit.

Ai këtë e bëri të ditur në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Malit të Zi (RTCG).

Gjukanoviq ka theksuar se Malit të Zi i duhet një koalicion tjetër dhe që duhet të jetë më i gjerë.

“Në koalicionin e DF-së dhe Lëvizjes URA, shihet se mbizotëruese është DF-ja, që kanë një politikë nacionaliste dhe shoviniste. Ne nuk kemi asnjë partneritet me atë politikë”, ka thënë Gjukanoviq.

LEXO EDHE:

Vjosa Osmani takohet me Vasfije Krasniqin, në 22 vjetorin e rrëmbimit të saj nga forcat barbare serbe