Sporti

Presidenti i klubit spanjoll u dhuron abonime falas tifozëve për sezonin tjetër, UEFA e përgëzon

05/08/2020 23:30
nga:M K

Futbolli spanjoll pritet të rikthehet në Qershor, por ashtu si në të gjitha shtetet pa tifozë.

Megjithatë, ka të tillë presidentë që mendojnë edhe për këtë pjesë goxha të rëndësishme të secilit klub në botë, përcjell GazetaBlic.

I pari i Getafes ka vendosur t’ua abonojë biletat tifozëve të skuadrës nga Madridi për edicionin e ardhshëm. Pra, ata që ishin të abonuar për këtë sezon, edicionin e ri, 2020/2021 do ta kenë falas.

Kështu kanë shkruar mediat nga gadishulli Iberik, me presidentin nga pjesa jugore e kryeqytetit, që ka marrë përgëzime edhe nga stëpia numër një e futbollit në kontinentin e vjetër, UEFA.

/GazetaBlic/

08/12/2020 09:58

UEFA konfirmon orarin e ndeshjeve të Gjilanit dhe Prishtinës