Sporti

Presidenti i Barcelonës “shpërthen” pas ndeshjes, ky është paralajmërimi i tij

08/14/2020 23:36
nga:Mergim Rreci

Bayerni ka arritur ta mposhtë skuadrën e Barcelonës me rezultat të thellë në 2:8, duel ky në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane arrit ta sigurojë një vend për në gjysmëfinale të këtij kompeticioni të madh evropian.

Pas ndeshjes foli edhe presidenti i Barcelonës, ku tha se kjo ndeshje ishte vërtetë e tmerrshme, përcjell GazetaBlic.

“Kjo është një natë e vështirë, humbja është shumë e vështirë. Ne nuk ishim ekipi që jemi, apo klubi që përfaqësojmë.

“Sot ishte një katastrofë, dhe tani e tutje duhet të marrim disa vendime. Disa që kishim menduar tashmë t’i bënim, dhe të tjerët do t’i mendojmë në ditët e ardhshme”.

“Sot nuk është një ditë për të folur për këtë, sot ne marrim një humbje kaq të dhimbshme. U kërkojmë falje tifozëve për këtë”