Sporti

Presidenti i Barcelonës lë të hapur mundësinë e largimit të Rakitic

04/07/2019 11:40
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për çështjen e largimit ose jo të Ivan Rakitic, shkruan GazetaBlic.

Tash e disa kohë po përflitet se do të largohet nga Barcelona, derisa presidenti klubit katalunas ka lënë një deklaratë interesante, ku ka lënë të hapur mundësinë e largimit të nënkampionit të botës.

“Ai është i rëndësishëm, por financat duhet balancuar”, tha ai, duke lënë të nënkuptohet që largimi i Rakitic është çështje muajsh.

Gjithsesi mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar të verës, derisa ne do t’iu njoftojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

09/22/2020 10:36

Rakitic: Kurrë s’kam qenë shok i ngushtë me Messin dhe Suarezin