Sporti

Presidenti i Barcelonës konfirmon se rikthimi i Neymarit është i vështirë

07/05/2019 21:29
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për yllin e PSG-së, Neymar, i cili po përmendet për një rikthim të mundshëm në Barcelonë, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, presidenti katalunas, Bartomeu ka pranuar se futbollisti dëshiron rikthimin, mirëpo i njëjti do të jetë i vështirë sepse krerët e klubit francez nuk dëshirojnë të heqin dorë nga lojtari.

Ndërkaq, fillimisht, Barcelona e pati detyruar brazilianin, që nëse dëshiron të luajë sërish në “Camp nou” duhet ta pranojë publikisht, gjë kjo e cila nuk kishte ndodhur.

Ende nuk ka asgjë konkrete sa i përket kësaj çështjeje, derisa gjatë ditëve të ardhshme priten lajme të reja.

Kujtojmë se ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

10/30/2019 17:23

​Alves: Neymar ka ndjeshmërinë e fëmijëve