Lajme

Presidenti HashimThaçi reagon ndaj sulmit të ekipit të Gazeta Blic

03/23/2020 16:19
nga:Norë Kelmendi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarëve të Gazeta Blic, Nebih Maxhuni e Diamant Bajra, si dhe kameramanit, Arsim Rexhepi.

Thaçi është shpehur se gazetarët duhet të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa frikë ose presion duke thënë tutje se të gjithë së bashku  janë në luftën kundër # COVID19

Shkrimi i plotë:

Unë e dënoj sulmin ndaj gazetarëve Nebih Maxhuni, Diamant Bajra & Arsim Rexhepi në Mitrovicën e Veriut. I bëj thirrje të gjithëve të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga veprimet e dhunës. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa frikë ose presion. Ne jemi të gjithë së bashku në luftën kundër # COVID19

Sot është sulmuar ekipi e Gazeta Blic në veri të Mitrovicës, teksa po e realizonin një storie për situatën e furnizimit të qytetarëve pas shfaqjes së coronavirusit.

Derisa gazetarët Nebih Maxhuni e Diamant Bajra, si dhe kameramani Arsim Rexhepi i ishin afruar një pike ku shitej miell, dhe të flisnin me qytetarët që po furnizoheshin për t’i pyetur se si po shkon furnizimi, ata janë sulmuar nga dy qytetar.

“Na u afrun dy të rinj serb, duke më goditur në fytyrë dhe në vesh. Ndërsa e kanë shtyer gazetarin Daiamnt Bajra dhe kameramanin Arsim Rexhepi”, ka rrëfyer ngjarjen Maxhuni.

Ai është goditur me grusht dhe me shkelmë në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për momentin, gazetari Maxhuni është duke marrë tretman mjekësor në spitalin e qytetit të Mitrovicës.

Rasti është denoncuar në polici, dhe në këto momente ekipi i Gazeta Blic është duke u intervistuar.

Gazeta Blic dënon ashpër sulmet e tilla, të cilat cënojnë lirinë e shprehjes në Kosovës.

Gazeta Blic poashtu u bënë thirrje organeve të drejtësisë që ta hetojnë rastin dhe që të dënohen autorët e sulmit, të cilët kanë penguar punën e gazetarëve në teren.

Pengimi i lirisë së shprehjes, është shkelje fundamentale e demokracisë së një shoqërie, andaj Gazeta Blic fton organet e rendit që të krijojnë ambient të favorshëm për punën e gazetarëve, sidomos kur tani përballen edhe me rrezikun e coronavirusit.

AGK dënon ashpër sulmin fizik ndaj ekipit të Gazetës Blic

Sulmohet ekipi i Gazeta Blic në veri të Mitrovicës

03/23/2020 16:39

Agim Bahtiri dënon ashpër sulmin ndaj ekipit të Gazeta Blic: Në këtë kohë ata po e rrezikojnë shëndetin e tyre