Lajme

Presidenti Hashim Thaçi reagon pas vrasjes së Qerim Kelmendit

02/27/2020 12:02
nga:Y I

Pas ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ka reagur edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi për vrasjen e Qerim Kelmendit.

Thaçi thotë se kjo ishte një vrasje mizore që tronditi të gjithë qytetarët e Kosovës.

“I bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj t’i vendosën para drejtësisë.” shkruan Thaçi në Facebook raporton Gazeta Blic.