Lajme

Presidenti francez i jep shtetësi dhe i gjen punë heroit nga Afrika që shpëtoi fëmijën

05/28/2018 12:43
nga:Q F

Një emigrant malian i cili tanimë po njihet si një hero dhe të cilit i është vendosur nofka “Spider-Man” i Parisit do të bëhet një shtetas francez pas takimit me Presidentin francez Emmanuel Macron këtë mëngjes.

Arsyeja pse ai ka fituar një status të tillë, është fakti se ai ishte ngjitur deri në katin e katërt për të shpëtuar një fëmijë që ishte i varur në ballkon.

Menjëherë pasi e ka shpëtuar një fëmijë që ishte varur në një ballkon të një ndërtese në Paris, 22 vjeçari nga shteti i Malit të Afrikës i cili është emigrant në Francë ka marrë statusin e heroit.

Kryebashkiakja e Parisit i ka thënë se do t’i ndihmojë t’i rregullojë letrat franceze ndërkohë që Presidenti Emannuel Macron ka shkuar edhe më tej.

“Me z.Gassama i cili shpëtoi jetën e një fëmije të shtunën duke u ngjitur në katin e katërt. Si një njohje për këtë akt heroik i thashë se statusi i tij do të rregullohet dhe se brigada e zjarrfikësve të Parist ëhstë e gatshme ta mirëpres.

Unë po ashtu e ftova që të aplikojë për naturalizim. Franca është e vullnet dhe z. Gassama e demonstroi me përkushtim se a ka atë vullnet” ka shkruar Macron.

 

Madje, siç raportojnë mediat, përveçse ka fituar shtetësinë franceze, Mamoudou Gassama, 22 vjeç, i është ofruar edhe një vend pune, si pjesë e brigadës së zjarrfikësve.

Shpëtimi dramatik, në të cilin Gassama ngjitej nga ballkoni në ballkon dhe të arrti fëmijën në më pak se 30 sekonda, u kap në video dhe u shpërnda gjerësisht në mediat sociale.

Gassama, i cili tha se mbërriti në Francë disa muaj më parë “duke ëndërruar të ndërtonte jetën e tij” në vend, ishte fotografuar me takimin me Presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysee këtë mëngjes.