Sporti

Presidenti i Ballkanit i përgjigjet “Plisave” për ndeshjen me Prishtinën

02/26/2020 19:45
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit do të takohet me Prishtinën në fundjavë.

Prishtina do të luajë ndaj Ballkanit të shtunën me fillim nga ora 17:00, në kuadër të xhiros së 20’të të Superligës, shkruan GazetaBlic.

‘Plisat’, tifozët e Prishtinës kanë bërë një video – ku bëjnë thirrje për qytetarët që të jenë prezent në numër sa më të madh të shtunën në stadium.

E presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, i është përgjigjur thirrjes së Plisave, duke shkaktuar mjaft reagime.

“Do vijmë do vijmë, përshendetje”, ka shkruar Kabashi në një koment në rrjetet sociale.

Ballkani është lider i Superligës së Kosovës, ndërsa Prishtina mbetet në vendin e tretë me tre pikë largë kreut.

/GazetaBlic/