Lajme

Preshevë: Arrestohen dy shqiptarë pas bastisjes së shtëpive të tyre

07/15/2017 12:28
nga:A. R.

Rreth orës 05:00 të mëngjesit të ditës së shtunë dy shtëpi të familjes Salihi në fshatin Maxharë në Preshevë janë bastisur, me ç’rast është gjetur armatim.

Shtëpitë e bastisura të Naser Salihit dhe vëllait të tij Sefajdinit kishin shërbyer si shtab i UÇPMB-së, ka bërë të ditur vëllai i tyre, njofton Klan Kosova.

Sipas Xhelajdin Salihit, policia dhe xhandarmëria gjatë bastisjes kanë ushtruar dhunë ndaj të lartpërmendurve.

Dy vëllezërit nga Presheva janë arrestuar dhe janë dërguar në paraburgim në burgun e Vranjes.

Ndërsa armatimi i gjetur gjatë kësaj bastisje, sipas Xhelajdinit, ka qenë i mbetur nga koha kur këto shtëpi kishin shërbyer si shtab.