• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

PREMIERË: Emisioni “Blic Interview” me Astrit Gashin. Mysafiri i parë, Ismet Kryeziu

11/04/2018 19:56
nga:L H

Gazeta Blic nga sonte fillon me produktin e ri televiziv, “Blic Interview”, emision ky që do të transmetohet çdo javë.

Kryetari i Bordit të Gazeta Blic, Astrit Gashi do të jetë drejtues i këtij emisioni. Ky emision përmban koment nga Astrit Gashi për tematikën dhe një intervistë. Emisioni do të realizohet në teren.

Në emisionin e parë, i cili transmetohet sonte nga ora 21:00, i ftuar është drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu.

Në këtë intervistë Kryeziu flet për idenë e Hashim Thaçin për “korrigjimin” e kufijve, ku ka një qëndrim interesant. Njohësi i rrethanave politike në vend, Ismet Kryeziu ndër të tjera shpjegon arsyet e mosfunksionimit të institucionit më të lartë qeverisës në vend, Kuvendit.

Drejtori i KDI-së, organizatë kjo që tash e sa vite është vëzhguesi kryesor vendor për mbarëvajtjrn e zgjedhjeve, tregon cila është koha më e mirë për organizimin e tyre.

Ismet Kryeziu flet edhe për shumë tema tjera, të cilat ju ftojmë ta ndiqni nga ora 21:00, live në faqen e Facebookut të Gazetës Blic.

Transmetimi i emisionin”Blic Interview” me Astrit Gashin, shpejt nis transmetimin edhe në një nga televizionet nacionale.

Gazeta Blic së shpejti, gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm do të sjell edhe disa projekte të reja televizive.