Showtime

Prelvukaj: Aktivizimi i këngëtarëve në politikë mund të jetë i dobishëm

01/13/2021 13:44
nga:G C

Genc Prelvukaj është njëri nga artistët më të pëlqyer në tregun tonë muzikor, shkruan GazetaBlic.

Reperi shqiptar së fundmi ka bërë një sqarim për GazetënBlic, kur flet për artistët dhe aderimin e tyre në politikë.

Genc Prelvukaj shprehet se aktivizimit i artistëve në politikë mund të jetë i dobishëm dhe ne nuk guxojmë të jemi paragjykues.

Inkuadrimi i figurave të njohura të artit në politikê nuk është zbulim i shoqërisë tonë. Kemi shumë shembuj nga vendet e zhvilluara, me demokraci dhe kulturë shteterore të përparuar, ku figura të njohura publike nga lëmi të ndryshme artistike, kanë drejtuar suksesshëm shtete dhe procese politike. Arti nuk është mangësi, edukimi po. Në këtë kategori ka individë që paralelisht punës kreative, kanë studiuar dhe ngritur në shkencë. Ka aktorë por që kanë kryer njëkohësisht edhe juridikun, kemi kengëtarë por që kanë mbaruar studimet për arkitekturën, komunikimin masiv, sociologjinë, marrëdhëniet ndërkombëtare, ekonominë, historinë, medicinën, psikologjine, etj. Ka prej tyre që mund të kenë tituj të lartë shkencor përveç studumeve bazike. Aktivizimi i tyre në politikë mund të jete i dobishëm dhe ndaj kësaj kategorie nuk guxojmë të jemi paragjykues. Mirëpo nëse inkuadrohen dhe pozicionohen lartê nê struktura njerëz qe përveç dhuntisë artistike, nuk kanë shkollim të saktë, atëherë kjo mund të jetë e rrezikshme për shoqërine dhe nuk do duhej të rritej si dukuri”, u shpreh këngëtari.

Prelvukaj gjithashtu foli për mundësitë që në një të ardhme të afërt të zbarkojë në politikë, duke mohuar kështu mundësinë momentale, pasi sipas tij, aktualisht gjendet në studime të doktoraturës, që për këngëtarin e mirënjohur duken të jenë parësore.

Njëherë jam fokusuar në studimet e doktoratës, në sferën e Historisë në Universitetin e Zagrebit. Shkenca është angazhimi im primar në këtë kohë. Kam shumë punë dhe detyrime që i kam bënë vetës në lidhje me Historinë. Megjithatë, nuk jam indiferent ndaj zhvillimeve politike në vend dhe bëj ndonjë analizë mbi temat aktuale. Është pjesë e përditshmërisë“, shtoi ndër të tjerash Prelvukaj./GazetaBlic/