Showtime

Prekëse: Yjet e estradës shqiptare bëhen bashkë për t’u kushtuar këngë mjekëve

03/28/2020 23:41
nga:Mergim Rreci

Mjekët janë ata që ndodhen në vijën e parë të fronit në kohën kur e gjithë bota po zhvillon një luftë me pandeminë e coronavirusit.

Për të treguar falënderimin për mantelbardhët, yje të njohura shqiptare nga sfera të ndryshme, janë bashkuar për të sjellë një version të ri të “Kënga e mjekut”.

Sajmir Çili, Dhimitër Gjoka, Ema Andrea, Vikena Kamenica, Eranda Libohova, Kastriot Tusha, Eni Jani, Genc Fuga, Salsano Rrapi, Ines Memisharaj, Erjona Kakeli, Oriela Nebijaj, Isli Islami, Orgesa Zaimi, Eneda Tarifa, Sonila Meço, Kastriot Çaushi dhe Marin Mema – janë përfshirë në këtë realizim muzikor.

Në këtë projekt muzikor shfaqet edhe kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, si edhe ish-sulmuesi Erjon Bogdani.

Pjesë e këtij realizimi është edhe Kujtim Prodani, djali i çiftit që qëndron prapa këngës origjinale, ndërsa xhirimet janë bërë në formë të prezantimit me ‘Skype’, kur kihet parasysh se në këtë kohë të gjithë po qëndrojnë të izoluar.

Ndryshe, “Kënga e mjekut”, është publikuar në vitin 1963 me muzikë të Agim Prodanit, ndërsa është interpretuar nga Anida Take.

Kënga e Mjekut#mebluzatebardha#qendronineshtepi

Publiée par Sajmir Çili sur Vendredi 27 mars 2020