Cool

Prekëse: Momenti kur djaloshi nxirret i gjallë nga rrënojat e ndërtesës në Nigeri

03/14/2019 15:03
nga:Natyra

Dhjetëra fëmijë u frikësuan për vdekje pasi një ndërtesë që strehonte një shkollë fillore u rrëzua në jug të Nigerisë.

Ndërtesa tre katëshe u shëmb  të mërkurën rreth orës 10 në qytetin e Lagosit, menjëherë pas fillimit të mësimeve dhe kur klasa  u mbush plotë.

Nuk ka asnjë të vdekur, mirëpo nën rrënoja kanë mbetur disa fëmijë.

Të paktën dhjetë fëmijë janë tërhequr tashmë nga rrënojat, sipas raporteve lokale dhe shumë të tjerë kanë mbetur të friguar për vdekje

Një fëmijë i mbuluar me pluhur u fotografua duke u nxjerrur nga rrënojat e ndërtesës.

Per të parë këtë ngjarje dhe për ti dalur në ndimë kanë ardhur shumë banorë të Nigerisë por edhe qytetarë jashtë saj.

Nigeria goditet shpesh nga shëmbjet e ndërtesave. Në vitin 2016, më shumë se 100 njerëz u vranë kur një kishë u shëmb në juglindje të Nigerisë.

Në Lagos të njëjtin vit, një ndërtesë me pesë kate ende në ndërtim u rrëzua duke lënë të vrarë të paktën 30 vetë.