Sporti

Prej vitit 2012, ky është asistuesi më i mirë në top ligat më të forta në botë

02/12/2018 13:00
nga:Y.K

Super mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, vazhdon të na befasoi me paraqitjet e tij fantastike në Premier Ligë.

Ish ylli i Wolfsburg, deri me tani ka qenë i pamëshirshëm në Premier League, shkruan Gazeta Blic

Kevin De Bruyne njihet ndryshe edhe si “kamarieri” pasi që është lojtari i cili sherben më se shumti me topa bashkëlojtarët e tij.

Belgu ndeshjen e fundit përballë Liecester Cityt dhuroi 3 asistime dhe kështu arriti në shifrën prej 18 asistimeve vetëm në Premier League këtë sezon.

Reprezentuesi i Belgjikës tani ka lënë prapa edhe yllin e Barcelonës Leo Messi.

Pasi që mbrëmë realizoi asistimin e 77 prej vitit 2012, ndërkohë Messi ka 76 në top treshe është edhe Fabregas i cili ka dhuruar 65 asistime prej vitit 2012.

Kjo është lista e 10 asistuseve më të mirë në top pesë ligat evropiane prej vitit 2012./Gazeta Blic

02/19/2018 13:29

Perez e thyen bankën, ofron 200 milionë euro për yllin e Manchester Cityt