Opinion

Prej që po e njoh Hashim Thaçin, po kam dyshime edhe te Skënderbeu

03/05/2019 19:24
nga:Krenar Xhaferi

Në situatën që jemi, në një terr politik, ekonomik, kulturor, në një krizë morale, njerëzore e politike, ky vend s’po gjen zgjidhje të daljes nga krizat e njëpasnjëshme në të cilat po katandiset.

Me një President, i cili ne mëngjes del me një deklaratë, dreka nuk e nxenë me të njëtën fjalë e darka e ndërron versionin edhe e dy të parave! … Nuk dijmë se nga të vazhdojmë!? Sa dëgjojmë se asnjë milimetër e Republikës së Kosovës nuk do t’i jipet, pa shkelur nëpër trupin e tij (!?), e deri dje fliste për këmbim territoresh, e pardje marrjen e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës pa dhënë asnjë milimetër toke të Kosovës!?

Por edhe Kryeministrit duhet t’i themi të ndalet me këtë demagogji politike, sepse të tilla broqkulla i kemi parë edhe tek Çakorri e Zhlebi(!?) … Ajo kauzë as që diskutohet më, e ardhja në krye të këtij pozicioni ishte nëpërmjet kauzës së tij!?.

E në anën tjetër Serbia e tillë çfarë është, si një hienë e flliqur, nuk po të njeh si shtet as me kufijë aktual, e leje më me bashkangjitjen e Kosovës Lindore pa dhënë asgjë!? Çdo ditë po ballafaqohemi me çnjohje dhe me disfata të njëpasnjëshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare, sikur edhe me probleme të ndryshme si pasojë e ndërhyrjes së shtetit serb.

Kjo që po shohim, nuk don shumë koment. Situata është e kjartë si loti. Jemi katandisur vetë këtu ku jemi me një udhëheqje diletante, që nuk njeh interes shtetëror, por vetëm atë të përfitimeve individuale e klanore!?

Duhet të dijmë të dalim nga kjo situatë, por me njerëz të tjerë që kanë vizion dhe synim shtetëndërtimin e Kosovës. Kjo arrihet kur kemi politika parimore e jemi të bashkuar në realizimin e tyre.

SHBA-të s’janë fajtore për krizën politike, ekonomike e sociale ku jeni katandisur, e ku shumica e të rinjëve perspektivën e shohin vetëm jashtë Kosovës. Pikërisht ky kurs i mbrapsht i politikës kosovare, e ndërtuar nga kjo skenë politike, ku hisedarë janë edhe të tjerë, është ai që po e mbjellë paperspektiven dhe defetizmin te të rinjtë dhe qytetarët e tjerë kosovarë. Po të ishin shtetndërtues të mirëfilltë, për këto dy dekada, do të arrinim shumë, sepse i kemi pasur aleatët edhe resurset njerëzore, natyrore, politikën vendore e ndërkombëtare. Të kishim një kurs të duhur të ndërtimit të shtetit, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë e segmenteve të tjera, sot do ishim në një pozitë shumë më favorizuese karshi miqëve e armiqëve.

Tani janë grumbulluar shumë probleme dhe është mbushur kupa me këto punë të pista tuaja, sa që kanë dalur sheshazi dhe nuk mund të fshehen më.

Këto ditë, duke diskutuar në mes miqësh dëgjova një thënie intresante popullore “mos ma kqyr hunën, por kqyrma punën”. Kjo më së miri i shkonë kësaj gjendje politike, veçmas atyre që “në emër të luftës, gjakut të derdhur e patriotizmit” rrahin gjoks, por i kanë trathtuar ato ideale të dëshmorëve të lirisë, e kanë kapur shtetin për interesa personale e klanore dhe na kanë katandisur këtu ku jemi.

Duhet të marrim një kurs tjetër politik, të bëjmë të pamundurën, që të dalim nga kjo situatë e pashpresë dhe e paperspektivë. Na duhen njerëz dhe lider të ri, na duhet një zgjuarje e popullit nga kjo letargji e tanishme dhe me zgjedhje të reja e vetëdijsim të plotë, duke matur mirë kujtë po i japin votën, të kërkojmë zgjidhje, të zgjedhim njerëzit e duhur në vend të duhur, edhe në politikë, sa mos të bëhet vonë, për të pësuar edhe më shumë ne dhe fëmijët tanë, që të mos të na dënojë historia.

Ky popull meriton më shumë, meriton angazhim më të madh, kujdes më të theksur dhe qeverisje më të dinjitetshme!

Shpresoj që këtë shqetësim timin dhe jo vetëm timin, së paku ta lexoni!

Autori është zyrtar i LDK-së.