Showtime

Prapaskenat e klipit të ri të Rita Orës

03/29/2020 16:22
nga:N S

Klipi u xhirua për 72 orë rresht Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora para dy ditësh publikoi klipin e këngës “How to be lonely”, e që në versionin audio e kishte sjellë ditë më parë.

Kënga po pëlqehet shumë nga publiku, e çka e bën edhe më të veçantë është paraqitja e artistes në klip, ku duket shumë tërheqëse. Një ditë pas publikimit, artistja ka ndarë prapaskenat e klipit, dëshmi që është punuar fort për të sjellë diçka të veçantë.

E siç tregoi ajo, për këtë klip u punua 72 orë rresht, transmeton rtv21.tv “Muaj më parë, para se të na obligohej të rrinim në shtëpi, xhiruam videoklipin e këngës “How To Be Lonely”, për 72 orë! Ishte një xhirim i gjatë, por me një nga regjisorët e mi të preferuar, Dave Mevers dhe me ekipin e tij të mrekullueshëm”, shkroi ajo krahas pamjeve.

06/01/2020 11:45

Rita Ora veshur me bikine tregon linja trupore, teksa shijon një akullore duke marrë rreze dielli