Sporti

Pranon edhe Ronaldo, zbriten pagat për futbollistët e Juventusit

03/28/2020 08:31
nga:M K

Ronaldo ka dhënë fjalën e fundit, PO.

Portugezi ka konfirmuar se do të pranojë ulje të pagës, në mënyrë që klubet ta përballojnë këtë humbje ekonomike pas situatës së krijuar me koronavirus, përcjell GazetaBlic.

Ka qenë e përditshmja italiane e afërt me Juven, “Tuttosport”, që ka konfirmuar se fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë” ka thënë po sa i përket kësaj çështjeje.

Më herët ishte diskutuar mes kapitenit Chiellinit dhe disa bashkëlojtarëve të tjerë, por pritej edhe vendimi i Ronaldos, pasi është futbollisti më i paguar, njëherit ai që do të vuajë më së shumti nga ky vendim, pasi do të hiqte dorë nga 3.8 milionë euro.

Gjatë ditës pritet edhe të konfirmohet zyrtarisht nga kampioni aktual italian.

/GazetaBlic/

06/26/2020 23:55

A është “huqja” e karrierës kjo për Ronaldon?