Lajme

“Prank-u” ndaj Kurtit, Hoxha: Papjekuri politike dhe e sjelljeve – po shihet që është në krizë

3 ditë më parë
nga:G B

Avokati Asdren Hoxha sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me mashtrimin e dy komedianëve rusë, pre e të cilit ka rënë kryeministri Albin Kurti.

Këtë Hoxha e quajti papjekuri politike dhe papjekuri e kuptimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, përcjell Klankosova.tv.

“Po shihet që është në krizë dhe ajo kriza e braktisjes, po shihet se mezi ka pritur të marrë një telefonatë të një presidenti të një vendi, anëtar të Unionit Evropian edhe me i nda disa gjëra që në nuk i bëjnë nder as atij, as politikës së tij, e as organit të cilin ai e drejton”.

“Në njëfarë mënyre është papjekuri politike, papjekuri e sjelljeve, papjekuri e kuptimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kjo ishte ajo përshtypja ime që më bëri mua në njëfarë mënyre mos me u ndi mirë që jam qytetar e një vendi që e udhëheq një person i tillë”, u shpreh tutje ai.