Deputeti i VV’së, Artan Abrashi i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka folur për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje dhe pyetjes: A ka interesim Qeveria të rrëzojë veten?
Abrashi thotë se nuk mendon për një gjë të tillë, teksa shton partia në pushtet nuk iu ikë zgjedhjeve.
“Nuk e besoj, por VV’ja nuk iu ikë zgjedhjeve dhe do të ishte shumë mirë që të kemi një qeveri që e kryen mandatin e saj të plotë. Në shkuarjen e zgjedhjeve të parakohshme mund të ndikojnë shumë faktorë që ne nuk mund t’i dimë”, tha Abrashi.
“Zgjedhjet do të jenë në vitin 2025 dhe deri atëherë kemi shumë projekte që i kemi nisur, t’ përfundojmë”, shtoi ai.
Abrashi foli edhe për buxhetin e vitit 2024 ku u përcjell me shumë e shumë kritika nga partitë opozitare.
Sipas tij, me këtë buxhet do të përshpejtohen punët e mbetura në gjysmë.
“Me këtë buxhet do të kemi një përshpejtim të ritmit për kryerjen e punëve, me këtë buxhet fokus kanë sektorët e sigurisë”, thotë Abrashi.
Tutje Abrashi, foli edhe për protestën dhe takimin e fundit të NJSI-së me Kurtin.
Ai tha se janë duke biseduar që të dalin nga kjo situatë.
“Ne në pushtet kemi ardhë me një frymë ku pakënaqësitë dhe kërkesat të shprehen lirshëm. Policia i ka kërkesat e veta, Qeveria i ka arsyet e veta dhe me aq sa di janë duke u takuar për të dalë nga kjo situatë”, tha Abrashi në Blic Interview.