Showtime

Pranë këtyre personave e festoi ditëlindjen Remzie Osmani

09/11/2019 08:46
nga:Natyra

Pamje nga festa e ditëlindjes së Remzies Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Remzie Osmani, dje festoi ditëlindjen e 48-të.

Përveç urimeve të shumta që i dedikuan më të afërmit e saj, miqtë e dashamirët e muzikës së saj, ishin familjarët që ia bënë edhe më të veçantë ditëlindjen me praninë e tyre.

Tash e sa ditë, Remzia së bashku me familjen e saj po shijon pushimet në Turqi. 48-vjeçarja solli fotografi të bukura nga festa e ditëlindjes, të cilat i shoqëroi me këtë mbishkrim: “Me lumturuan pafund urimet qe i mora sot nga ju, lumturi qoft jeta juaj #JU DUA”.