Ish trajneri i Fiorentinës dhe kombëtares italiane, Cesare Prandelli shumë shpejt pritet të bëhet trajner i Genoas.
Skuadra e respektuar në Apenine, si më e vjetra, u mposht mbrëmë me penallti nga Virtus Entella e Serie C, shkruan GazetaBlic.
Tashmë ish trajneri, kroati Ivan Juric, ishte nën presion të vazhdueshëm për shkak edhe të rezultateve të dobëta në ligë, kurse menjëherë pas humbjes ka marrë raportin e shkarkimit.
Kështu njoftojnë mediat italiane, të cilët tashmë tregojnë edhe zëvendësuesin e tij, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë Prandelli.
Gjithsesi gjatë ditës priten zhvillime të reja, derisa ne do t’iu raportojmë për çdo risi eventuale nga kampi gjenovez.
/GazetaBlic/