Sporti

Përfundon epoka e Bale tek Real Madrid, nga janari do të mund të fillojë negociatat për të ardhmen e tij me një klub tjetër

11/06/2021 13:34
nga:Mergim Rreci

Gareth Bale është në fund të kontratës së tij me Real Madridin dhe nga janari do të mund të fillojë negociatat për të ardhmen e tij me një klub tjetër.

Anësori 32-vjeçar uellsian mbërriti në klubin spanjoll në vitin 2013 dhe ka pasur një sezon me ulje-ngritje. Real Madridi është përpjekur të shesë atë në dy sezonet e fundit, por pa sukses. Tani Bale është shumë afër përfundimit të aventurës te Real Madrid, përcjell GazetaBlic Sport.

Uellsiani po rikuperohet nga një dëmtim, i kontraktuar në shtator dhe mund të rikthehet për të luajtur për kombëtaren e tij, nëse testet që do t’i nënshtrohet konfirmojnë se ai është në formë.

/GazetaBlic Sport/