Showtime

Pozoi për herë të parë me vajzën në kostume tradicionale, modelja Emina Çunmulaj: Ishte shumë e veçantë

03/06/2018 18:08
nga:Gazeta Blic

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, së shpejti pret të bëhet nënë për herë të dytë.

Ajo gjithashtu ka edhe një vajzë më të madhe, të pagëzuar me emrin Ella Faria.

Së fundmi, Cunmulaj ka realizuar një set të ri fotografik bashkë me vajzën e saj, ku kësaj radhe kanë përzgjedhur veshjet tradicionale për të pozuar para aparatit fotografik.

Në rrjetin social Instagram, Emina ka ndarë me fansat një nga fotografitë e këtij seti të veçantë, në të cilin shkruan se është shumë e lumtur që pati rastin të pozojë me veshjen tradicionale të quajtur dallomë.

“Dje kam punuar për një projekt me vajzën time Ella Farian, Ishte tepër e veçantë për mua pasi që të dyja u veshëm me kostume tradicionale shqiptare të quajtur “Dimije e Jelek” ose “Dallama”” (sic.), ka shkruar Emina në mbishkrimin e fotografisë.

Imazhet në fjalë janë realizuar nga fotografi Artan Korenica.