Lajme

“Pozita e Serbisë karshi qëndrimit për Kosovën është më e mirë tash se para katër vjetësh”

01/12/2018 18:58
nga:M H

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se askush nga shtetet e perëndimit nuk është konsultuar me Serbinë për mënyrën e formimit të Gjykatës Speciale.

Këto deklarata , Gjuriq i bëri duke komentuar shqetësimin e SHBA-së dhe BE-së për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, iniciativë e marrë nga liderët e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Ata nuk u konsultuan me ne për këtë punë, ata u bënë miq të mirë dhe nuk folën me ne për mënyrën e formimit të Gjykatës Speciale, tani kur ajo është në rrezik shfuqizimi mos të na thërrasin në ndihmë” deklaroi Gjuriq.

Duke komentuar rolin e Serbisë dhe qëndrimin ndaj statusit të Kosovës Gjuriq shtoi:

“Është e vërtetë se pozita jonë karshi qëndrimit që kemi për Kosovën është më e mirë tani se para katër ose pesë vjetëve”.

Duke e quajtur Kosovën si rajon të Serbisë, Gjuriq deklaroi se mungesa e anëtarësimeve të Kosovës në organizata ndërkombëtare është një sukses për Serbinë dhe se kjo i motivon ata.

12/09/2018 17:27

Pas taksës 100 për qind, Qeveria shton edhe tri masa të reja për Serbinë