Lajme

Posta e Kosovës: Mos bini pre e mashtrimit, palë të panjohura po dërgojnë SMS në emrin tonë

09/19/2024 16:57
nga:G C

Posta e Kosovës u ka bërë apel qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve në mesazhet që po dërgohen kinse në emër të postës.

Posta këshillon që të mos klikohet në asnjë link që vjen nga ky mesazh, dhe të mos bashkëpunoni me numra që nuk janë të Postës së Kosovës.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Postës së Kosovës:

KUJDES!!!

Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi. Palë të panjohura po dërgojnë SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emrin e Postës së Kosovës. Menjëherë pasi është njoftuar për këtë, Posta e Kosovës ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to.

Ju informojmë se prezenca jonë është vetëm në kanalet zyrtare:

Web-faqe: www.postakosoves.com, Facebook: https://www.facebook.com/PostaeRepublikesseKosoves/ Instagram: https://www.instagram.com/postakosoves/ Linkedin: https://www.linkedin.com/company/posta-e-kosov-s dhe numrat zyrtarë: 038 221631, 045 851001.

Të nderuar qytetarë, ju lutëm mos klikoni asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunoni me numra që nuk janë të Postës së Kosovës. Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm.

Posta e Kosovës është e përkushtuar për t’i mbrojtur qytetarët dhe për të bashkëpunuar me organet relevante!