Lajme

“Pos që është incident i rëndë, është provokim që s’i bëhet as një qytetari të rëndomtë”, Syla për ngjarjen në Aeroportin e Shkupit

08/01/2024 22:14
nga:G B

Presidenca e Kosovës, ka njoftuar të enjten se presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i është tentuar t’i merret telefoni nga sigurimi i Aeroportit të Shkupit.

Për këtë kanë nisur reagime, duke u cilësuar akt skandali nga shteti i Maqedonisë së Veriut.

Për këtë, gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” të T7 se pos incident i rëndë, mund të merret edhe provokim.

Ai ka shtuar se shteti i Kosovës duhet të reagojë për këtë.

“Përpos që është incident i rëndë, mund të merret edhe si provokim. Cila është nevoja e shtetit maqedonas që t’i merret telefoni presidentes së Kosovës, as një qyetetari të rëndon nuk i merret, lërë më presidentes. Sigurisht që është provokim. Diplomacia e shteti i Kosovës duhet të reagojë shpejtë”, ka thënë Syla.