Sporti

Portugezi ka dy më shumë, Ronaldo dhe Messi kanë realizuar 110 het-trike së bashku

06/03/2020 10:59
nga:M K

110 het-trike kanë realizuar së bashku dy lojtarët më të mirë në rruzull, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Megjithatë, portugezi ka shënuar dy më tepër se rivali i përhershëm nga Argjentina, përcjell GazetaBlic.

Cristiano deri më tani ka regjistruar 56 het-trike, ndërsa Messi dy sosh më pak.

Ky mbase është indikatori më i qartë se lufta mes dy yjeve, ka qenë gjithmonë e pranishme, madje edhe sot e kësaj dite, ani pse nuk janë pjesë e një lige.

Ronaldo duket se edhe më tutje do të jetë pjesë e Juventusit, ndërsa i jashtëzakonshmi Messi e ka ndërmend që karrierën ta mbyllë në “Camp Nou”.

/GazetaBlic/

08/05/2020 16:20

Messi me fjalë të jashtëzakonshme pas pensionimit të Casillas