Sporti

Portugezët kritikojnë Ronaldon për shkak të thyerjes së rregullave të karantinës

04/11/2020 17:55
nga:M K

Ylli portugez i Juventusit javët e fundit po qëndron në Madeira të Portugalisë.

Por, me t’u kthyer në vendlindje, ai dhe familja e tij nuk i kanë respektuar rregullat e karantinës të vëna nga shteti, përcjell GazetaBlic.

Kjo u konfirmua me udhëtimin e motrës së Cristianos, Katia, e cila mori rrugë drejt Brazilit.

Në anën tjetër, vetë futbollisti stërvitjet i ka kryer në stadiumin e qytetit. Këto sjellje dhe ankesat e banorëve, kanë detyruar anëtarin e këshillit të qytetit të Madeiras, Pedro Ramos, që të prononcohet për media.

“Ai (Ronaldo) nuk kishte leje të posaçme për të stërvitur. Rregullat janë për të gjithë, dhe si të tilla duhet të zbatohen”, tha ndër të tjera Ramos.

Kujtojmë se edhe bashkëlojtarët e fituesit të pesëfishtë të “Topit të Artë” te Juventusi shpeshherë kanë shprehur indinjatën e tyre në drejtim të klubit për shkak të kujdesit prej princi që kryesia ia kushton atij.

/GazetaBlic/

06/26/2020 23:55

A është “huqja” e karrierës kjo për Ronaldon?