Sporti

Portugalia publikon listë e të ftuarve, mësoni nëse është ftuar edhe Ronaldo

03/15/2019 14:08
nga:M K

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka publikuar listën me 25 lojtarë që do të jenë në dispozicion të tij për ndeshjen kundër Ukrainës, më 22 mars në Portugali dhe për transfertën ndaj Serbisë tre ditë më vonë.

Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund pushimit dhe është kthyer të luajë për kombëtaren e tij.

Kujtojmë që sulmuesi i Juventus-it nuk luan prej 30 qershorit të vitit 2018, që ishte ndeshja kundër Uruguait në Kupën e Botës.

Ndër emrat të tjerë që bien në sy është grumbullimi i talentit Joao Felix, Andre Silva që ka ndeshje me radhë që nuk aktivizohet tek Sevilla, apo edhe Joao Mario i Inter.

/GazetaBlic/

05/25/2019 17:02

Chelsea i vendos çmim të ‘çmendur’ Hazardit – Reali mbesin të habitur