Sporti

Porto gjen zëvendësuesin e Iker Casillas?

05/15/2019 22:33
nga:M K

Sulmi në zemër duket se do të ndikojë në karrierën e portierit të mirënjohur spanjoll, Iker Casillas.

Portieri legjendarë i që Real Madrid pësoi pak javë më parë një sulm në zemër, teksa ishte në një seancë stërvitore me ekipin e tij aktual, Porto.

Gjithçka kaloi shumë shpejt për Casillas, i cili tanimë është jashtë rrezikut për jetën dhe po punon që të rikuperohet sa më parë, për t’u rikthyer kështu në fushë.

Por mesa duket problemi i tij shëndetësor do t’i kushtoj karrierën portierit, pasi drejtuesit e klubit të Portos nuk janë të bindur për të vazhduar me Casillas, madje thuhet se ata janë hedhur në sulm për të gjetur një emër të ri për portën e tyre.

Ky lajm është konfirmohet nga vetë presidenti i klubit, Jorge Nuno Pinto da Costa, i cili ka thënë:

Ne kemi një problem shtesë me Casillasin, me të cilin kemi rinovuar kontratën dhe nuk menduam se do të kemi nevojë për një portier, por tani mendojmë se do të na duhet një.

Aktualisht as klubi dhe as lojtari nuk kanë konfirmuar të ardhmen e 37-vjeçarit.

07/16/2019 11:06

Zafir Berisha rrëfen momentin kur disa njerëz i dolën në pritë për ta vrarë