Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sonte.
Pas dy super përballjeve mbrëmjen e kaluar, sonte në program janë edhe dy ndeshje të tjera fantastike, shkruan GazetaBlic.
Porto e cila befasoi Juventusin e pret sonte Chelsean e Thomas Thucel.
Chelsea shkon në këtë takim pas kualifikimit ndaj Atletico Madrid në xhiron e kaluar. Favorite në letër është skuadra angleze, megjithatë viteve të fundit Porto ka ditur të bëj befasi, ashtu siç bëri ndaj Juventusit.
Këto janë formacionet e mundshme për këtë takim.
Porto: Marchesín; Manafá, Mbemba, Pepe, Zaidu; Grujić, Uribe, Otávio, Corona; Luis Diáz, Marega
Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rüdiger; James, Jorginho, Kovačić, Alonso; Mount, Giroud, Werner
/GazetaBlic/


