Sporti

Portland dhe Memphis gati për ndeshjet më të rëndësishme të sezonit

08/15/2020 11:04
nga:M K

Të dyja skuadrat kërkojnë pozitën e tetë në renditjen tabelare të konferencës perëndimore.

Portland Trail Blazers u mjafton vetëm një fitore për ta siguruar atë pozitë, ndërsa nëse sonte me fillim nga ora 20:30 fiton Memphis, atëherë do të luhet edhe një tjetër ndeshje mes këtyre dy skuadrave, për ta përcaktuar përfundimisht ekipin e 16 të Play Offit, përcjell GazetaBlic.

Yjet e të dyja palëve si Lillard e Morant, janë në vlugun e formës së tyre, teksa do të mundohen maksimalisht që ta ndihmojnë skuadrën e tyre që ta shpëtojë sezonin.

Interesant është fakti se skuadra e madhe ndërkaq, që u përshëndet nga gara për pozitën e tetë në këtë konferencë, San Antonio Spurs, nuk do të merr pjesë në pjesën finale të kampionatit pas 22 vitesh pjesëmarrje radhazi.

/GazetaBlic/

03/26/2018 08:03

Pamje që shihen shumë rrallë, 80-vjeçarja në mes trafikut të ngarkuar me skuter (Video)