Sporti

Portieri legjendar i Meksikës shkruan historinë, bëhet me më së shumti gola të pranuara

03/10/2024 19:59
nga:E K

Skuadra e Salernitanas pësoi tjetër humbje në Serie A, pasi u mposht dje nga Cagliari me rezultatin 4:2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të.

Portieri i famshëm meksikan, Guillermo Ochoa është futur në histori pasi pranoi katër gola.

38-vjeçari është bërë portieri me më së shumti gola të pranuar në histori, plotë 1 mijë.

Më së shumti gola ai pranoi sa ishte pjesë e klubit të Club America, plotë 525, kurse 186 i mori te Ajaccio, 113 te Standard Liege, 82 te Granada, 75 me Salernitanan dhe 19 me Malagan.