Lajme

Porosia e ambasadorit amerikan Richard Grenell, gjatë qëndrimit në Kosovë

01/24/2020 07:36
nga:B. D

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell gjatë qëndrimit në Kosovë, takoi presidentin e vendit, Hashimi Thaçin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Gellner gjatë qëndrimit në Kosovë foli për marrëveshjen finale me Serbinë, krijimin e qeverisë së re, largimin e taksave ndaj produkteve serbe dhe ndaljen e lobimit të Serbisë kundër shtetit të Kosovës.

Ai tha se tha se janë duke shikuar se çfarë po ndodhë me krijimin e qeverisë së re, por sipas tij, edhe vendet tjera kanë procese të njëjta kur është në pyetje formimi i koalicioneve.

“Çështja e formimit të Qeverisë nuk është ajo për të cilën do të flas, ne të gjithë po shikojmë nga jashtë. I thashë zotëri Kurtit se vendet si Britania e Madhe dhe Gjermania kanë luftë të madhe në formimin e koalicioneve për qeverisje. Ne vetëm po shikojmë se çka po ndodhë. Ju inkurajojmë të respektoni rregullat ashtu siç bëjnë të gjithë dhe të shoh se edhe vendet e tjera përballen me probleme në koalicione”, tha Grenell.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha të enjten para gazetarëve se tarifa 100 për qind duhet të hiqet dhe po ashtu duhet të ndalet lobimi i Serbisë kundër Kosovës.

Sipas tij, këto të dyja duhet të ndalen, e popujt dhe bizneset të fokusohen në zhvillimin ekonomik.

“Shikoni prosperitetin në Amerikë…. Si t’u jepet të rinjve punë e shpresë. Ajo që kam dëgjuar nga bizneset amerikane është se duan të vijnë këtu por mendojnë se ka ende konflikt….”, ka thënë ndër të tjera Grenell.

Grenell tha se duhet të mundësohet përparimi dhe zhvillimi ekonomik dhe se ky do të jetë mesazhi që do ta përcjellë edhe gjatë vizitës së tij në Beograd, që është planifikuar për të premten.

Pas takimit me Grenell, përfaqësues të LVV dhe LDK nuk komentuan shumë për vizitën. Ndërkaq, presidenti i vendit Hashim Thaçi pas takimit të mërkurën mbrëma me Grenell tha se beson se një marrëveshje finale me Serbinë do të arrihet gjatë mandatit të presidentit amerikane, Donald Trump.

“Dëshiroj të falënderoj ambasadorin Grenell që sonte ka ardhur në Prishtinë, për vizitën që po na e bën. Në anën tjetër dëshiroj të falënderoj shumë marrëveshjen e re që kemi arritur nën lidershipin e Grenell dhe udhëheqjen e fuqishme të presidentit, Donald Trump, atë të linjës ajrore Prishtinë-Beograd. Mendoj që është diçka e re, atë që nuk kanë mundur të tjerët ta bëjnë është duke e bërë ambasadori Grenell dhe ambasada e SHBA-së. Roli i SHBA-së në këtë proces është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm. Kam besim të plotë së nën lidershipin e Trumpit do të arrijmë marrëveshjen finale me Serbinë”, ishte shprehur Thaçi. /Telegrafi

02/14/2020 09:56

Buxheti tre miliardë eurosh i mundshëm në Kosovë