Daut Haradinaj nga AAK-ja në Blic Interview me Astrit Gashin ka folur rreth injorimit që po i bëhet Kosovës nga ndërkomëbtarët, ku për këtë ai fajëson Qeverinë Kurti.
Haradinaj thotë se Kosova ka bërë sjellje si një “fëmijë i lazdruar”, por jo vetëm kohëve të fundit, sipas tij, kjo ka ndodhur qysh nga koha kur jemi shpallur shtet i pavarur dhe demokratik.
Haradinaj thotë se duke marrë parasysh të gjitha situata e fundit, qytetarët e Kosovës duhet të reagojnë duke kundërshtuar fuqishëm këtë Qeveri. Kjo sipas tij, do të ishte në të mirën e Kosovës.
“Ne kemi pas dhe kemi vizon autlantik, Serbia nuk e pasë asnjëherë këtë vizion, ajo e ka ruajtur gjithmonë njëfarë aleance me Rusinë. Ne jemi sjell si një “fëmijë i lazdruar”, sidomos pas Pavarësisë së Kosovës e tutje, kemi bërë sjellje komode sikurse neve krejt bota na ka borgj, por është e kundërta.
Ne i kemi borgj të gjithë atyre që na kanë ndihmuar për të ardhë deri te liria”, tha Haradinaj.
“Arsyeja që po na bëhet injorimi, është sjellja jonë dhe pse jo. Në rast se ne nuk jemi në nivel të përgjegjësive, ata kanë me gjetur zgjidhje, madje po thojnë se edhe nëse nuk dëshiron z.Kurti, vjen një z.Kurt tjetër që do t’i merr përgjegjësitë dhe do t’i kryen detyrat, por populli ynë nuk duhet me heshtë përballë gjithë kësaj situate, duhet me reagu duke kundërshtuar këtë qeveri, do t’i bëjnë nderë të ardhmes tonë”, shtoi Haradinaj.
Kosova është një ndër miket më të mira të Amerikës, por kjo e fundit po i jep “flakareshë” vendit tonë. Kështu thotë Haradinaj duke i numëruar disa nga arsyet pse po ndodhë një gjë e tillë.
“Si opozitë, jemi duke u munduar ta bindim faktorin ndërkombëtar që Kosova nuk mendon njëjtë me Kurtin. Edhe Amerika e dinë mirë që, Kosova është një ndër miqtë e saj më të mirë që e ka në glob, por nga një ‘flakareshë’ janë duke na dhënë. Largimi i FSK-së, injorimi i faktit të kidnapimit të policëve është një flakareshë, dhjetëra flakaresha tjera që ne nuk i shohim në opinion publik”, tha ai.
Haradinaj thotë se Kurti nuk duhet të këshillohet nga persona që janë të përfshirë me agjendën e Serbisë.
“Shpresoj që nuk do të kemi sanksione edhe në procesin e integrimeve, kjo është një rrezik që mund të humbim anëtarësimin në Këshill të Evropës. Kurti duhet të vetëdisohet urgjent, jo të këshillohet prej dy-tre personave që janë të dyshimtë ku dera e këtij dyshimi është e bazuar që janë agjendë të shërbimeve armiqësore të Kosovës”, tha ai për Blic Interview.
/GazetaBlic/