Lajme

Polonia akuzon Rusinë se po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e BE-së

05/25/2024 23:38
nga:Mergim Rreci

Diplomati i lartë polak, Radoslaw Sikorski, tha se Rusia dëshiron të destabilizojë Evropën.

Bëhet e ditur se Ministri i Jashtëm i Polonisë ka akuzuar Rusinë për destabilitet në Evropë përpara zgjedhjeve parlamentare evropiane në qershor.

Radoslaw Sikorski tha se “Rusia dëshiron ta destabilizojë situatën në Evropë përpara zgjedhjeve të ardhshme të Parlamentit Evropian.

“Ata duan të ndikojnë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, tha Sikorski.

“Ne nuk mund t’i lejojmë ata ta bëjnë këtë”, vazhdoi ai.