Sporti

Politikani i njohur italian: Ky Milan është qesharak

09/22/2019 09:13
nga:M K

Milani u mposht nga Interi në derbin “Della Madoninna” numër 224, për të mbetur kështu pa fitore në derbin e qytetit gati katër vite, kuptohet në kampionat.

Tifozët Rossonerë ishin goxha të zëshëm në tribuna, por fat i keq për ta që lojtarët “kuq e zi” nuk ishin në elementin e tyre, shkruan GazetaBlic.

Pas ndeshjes, ka reaguar edhe politikani dhe ish-zv.kryeministri i Italisë, Matteo Salvini, që njihet si njëri prej tifozëve më të flaktë të Milanit.

“Kjo është hera e parë që e braktisa stadiumin herët në derbi. Kur Lucas Biglia goditi nga gjuajtja e lirë dhe topi përfundoi te tifozët Curva Sud, vendosa të largohem sepse u bë e tepërt”, tha Salvini.

Ndërkaq, shfrytëzoi faqen e tij zyrtare të rrjetit social “Twitter” për t’i lavdëruar ultrasit e Milanit, “Curva Sud”.

“Unë i duartrokas vetëm tifozët e Milanit, sepse ata janë të vetmit që ia vlen t’i shpëtosh në këto vite, për shkak se ky ekip është qesharak! Unë gjithmonë e fajësoja Gennaro Gattuson, por tani po filloj të mendoj se nuk ka qenë i gjithë faji i tij”, përfundoi ai.

“Mbase trajneri nuk mund t’i ndryshojë gjërat. Janë disa njerëz që paguhen për të fituar dhe ata nuk po fitojnë”, shtoi ai

/GazetaBlic/

10/05/2019 23:09

Notat e futbollistëve: Genoa – Milan