Showtime

Politikanë, këngëtarë, aktorë! Këta janë disa nga fytyrat e njohura publike të cilët i kanë mbjellur flokët!

02/27/2020 14:57
nga:N S

Jemi mësuar që vetëm femrat t’i shohim të rregulluara në detaje dhe çdoherë pothuajse meshkujt kanë qenë ata të cilët është dashur t’i presin bashkëshortet e tyre deri sa të bëhen gati për të dalë. Por, tashmë jemi në vitin 2020-të dhe gjërat kanë ndryshuar.

Edhe meshkujt janë ata të cilët janë duke i kushtuar shumë rëndësi dukjes së tyre dhe nuk bëhet fjalë vetëm te higjena por edhe detajet tjera, shkruan GazetaBlic.

Siç e cekëm më lartë, jemi në vitin 2020-të dhe mundësia për t’u dukur bukur ka arritur kulmin e saj, vetëm se shtrohet pyetja a dëshiron?

Metodat kirurgjike, tani janë bërë trend jo vetëm në vende të huaja por edhe tek ne. Në këtë rast, këtyre ndërhyrjeve nuk u kanë shpëtuar artistët tanë të shumtë, si nga Kosova ashtu dhe nga Shqipëria.

Fytyra të njohura publike duke përfshirë edhe politikanë kanë shtuar dozë të bukurisë në pamjen e tyre, pavarësisht moshës.

GazetaBlic, ua sjell disa nga personazhet e tilla.

Anëtari i AAK-së (Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës), Daut Haradinaj ka bërë një ndryshim të vogël në pamjen e tij duke mbjellur flokët. Arsyeja se pse ai ka zgjedhur ta bëjë këtë nuk dihet, por pasi që mundësitë për të përmirësuar veten janë të shumta në ditët e sotme, atëherë pse të mos shfrytëzohet ajo.

Haradinaj pas ndërhyrjes estetike Haradinaj para ndërhyrjes estetike

Një tjetër politikan që ka bërë zgjedhjen e njëjtë sikurse Daut Haradinaj, është edhe ish-deputeti i PDK-së (Partisë Demokratike të Kosovës) Elmi Reçica. Po të shohim imazhet se si është dukur muaj më parë mund ta vërejmë lehtë dallimin, madje në media është thënë se ai ka më shumë flokë se sa ish minsitri i Bujqësisë Blerand Stavileci i cili është më i ri në moshë dhe ka më pak flokë se Reçica.

Para mbjelljes së flokëve.Pas mbjelljes së flokëve.

Krahas këtyre politikanëve kemi edhe këngëtarë, gazetarë, aktorë të cilët kanë bërë këtë zgjedhje për mbjellje flokësh. Kur flasim për artistë, mund të përmendim këngëtarin nga Presheva, Arian Agushin që njihet me nofkën e tij artistike si Gold AG. Ka muaj që ai ka ndryshuar dukjen e tij edhe pse i ri në moshë, 34 vjeçar, Goldi ka mbjellur flokët. Për dallim nga të tjerët që edhe e mohojnë, Goldi e ka bërë publike duke publikuar video në rrjete sociale gjatë procedurës së mbjelljes.

Gold AG, para dhe pas mbjelljes së flokëve.

Një tjetër reper, që mund ta përmendim është edhe ai nga Ferizaji, Arton Avdyli i njohur në estradë si 2ton. 2toni, ka mbjellur flokët dhe tani po duket më ndryshe se që ka qenë. Me siguri e keni parë edhe në imazhet që ai tashmë i publikon në Instagram.

2ton, para mbjelljes së flokëve.2ton pas mbjelljes së flokëve.

Përveç Goldit dhe 2tonit është edhe reperi nga Peja, Asdren Gjikolli i njohur me nofkën si Gjiko. Në fillimet e karrierës së tij më siguri e mbani mend Gjikon me një kapelë në kokë gjatë gjithë kohës, po ashtu edhe në videoklipe. Për shembull, në projektin muzikor ‘Je shku’ Gjiko nuk e heq kapelën nga koka, por tani gjithçka ka ndryshuar me mburrje tregon flokët.

Gjiko para mbjelljes së flokëve.Gjiko, pas mbjelljes së flokëve.

Getoar Selimi, i njohur si Gheto Geasy rrështohet pas këngëtarëve të përmendur më sipër kur bëhet fjalë për mbjelljen e flokëve.

Geasy para mbjelljes së flokëve.Gheto Geasy pasi mbjelljes së flokëve

Jo vetëm artistë, edhe gazetarë të shumtë kanë mbjellur flokët. Këtu mund të përmendim, publicistin Veton Surroin, i cili ka ndryshuar goxha si shumë dhe tashmë po duket më i ri me flokët e mbjellura.

Veton Surroi para mbjelljes së flokëve.
Veton Surroi pas mbjelljes së flokëve.

Aktori, Vedat Osmani ka mbjellur flokët duke i ndjekur hapat e këtyre personazheve të përmendura më lartë. Vedati, ka kryer trajtimin në Turqi.

Vedat Osmani para dhe pas mbjelljes së flokëve.

Ndryshe, nuk janë vetëm këta emra të njohur të cilët kanë zgjedhur këtë dukje. Ka edhe fytyra të tjera të njohura si Naim Abazi, Ardit Gjebrea, Arian Çani e të tjerë.

/GazetaBlic./