Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është shprehur kritik ndaj Qeverisë për mos sjelljeve të njohjeve dhe mungesë të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Ai kujton se njohja e fundit e sjellë për Kosovën ka qenë nga kryeministri Avdullah Hoti, derisa teksa vlerëson se dështimi i Qeverisë Kurti është kapital dhe Kosova ka dëmtuar imazhin e saj në politikën e jashtme.
“Njohja e fundit është sjell nga takimi i kryeministrit Hoti me presidentin Trump, dhe njohja e Izraelit ka qenë njohje e fuqishme për Kosovën. Kurti në politikë të jashtme përmes ministrisë së jashtme, nuk ka arrit me sjell asnjë njohje dhe asnjë lëvizje, përkundrazi Serbia ka pas ofanzivë diplomatike për tërheqjen e njohjeve duke infulencu një numër të shteteve në pacifik kryesisht, por nuk ka pas sukses, suksesi i Serbisë i atribuohet më shumë dështimeve të Kosovës, duke u propagandu si sukses i tyre kur vjen fjala te njohjet, kur vjen fjala te anëtarësimi i Kosovës në KIE, në familjen më të madhe evropiane në Evropën e shumanit, apo edhe në institucione rajonale ku Kosova rrezikon me u suspendu siç është CEFTA, dhe mekanizmat të tjerë. Dështimi është kapital, dhe imazhi i Kosovës është dëmtu seriozisht në politikën e jashtme, kjo e bënë që Kosova me qenë burim jostabiliteti, imazh i keq, vend që sjell vendime me efekte negative për popullin e vet mos të flasim për raportet me partnerët”, shprehet ai.