Cool

Policja e nxjerr gjarprin nga motori i veturës

09/22/2019 11:38
nga:Natyra

Një zyrtare policore iu përgjigj një thirrjeje jo fort të zakonshme për ndihmë.

Roja nga Michigan telefonoi duke thënë se një gjarpër piton ndodhej brenda një veture.

“T’ju them të drejtën, nëse do të bëhej fjalë për ndonjë lloj tjetër gjarpri me gjasë do të frikësohesha, por kam pasur rastin të përballem me pitonët më herët”, deklaroi policja Fettig.

Ajo tha se kur mbërriti në vendngjarje e pa gjarprin se si rrëshqitej brenda motorit të veturës së parkuar Corvette.

“Njëri nga detektivët tanë solli një kuti dhe thoshin: ‘Unë nuk do ta prekë’, ndërkaq unë i thash se nuk e kam problem. E kapa nga vetura dhe e vendosa në kuti”.

“Ata e pëlqejnë nxehtësinë. E dija se nëse do të rrinte jashtë, nuk do të mbijetonte gjatë. Ishte goxha ftohtë mbrëmë”, deklaroi ajo.

\https://www.facebook.com/ShelbyTwpPolice/videos/2606864696031337/?t=0