Lajme

Policia shqiptare në Morinë gjen në autobusin me fansa kosovarë një çantë me fishekzjarrë

11/17/2019 15:20
nga:B. D

Policia e Shtetit shqiptar ka njoftuar se ka gjetur një çantë shpine me fishekzjarrë dhe kapsolla në një autobus të mbushur me tifozë nga Kosova të nisur për në Tiranë për të përcjellë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës në “Arenën Kombëtare”.

“Policia Kufitare e Morinës, gjatë kontrollit të ushtruar së bashku me autoritetin doganor në autobusin me drejtues shtetasin kosovar B. M, gjeti një çantë shpine me fishekzjarrë dhe kapsolla, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në këtë autobus udhëtonin në mënyrë të organizuar shtetas kosovarë për të marrë pjesë në ndeshjen e futbollit Shqipëri-Francë”, ka thënë Policia e Shtetit.

Kontrollet e rrepta, thotë Policia, do vijojnë në të gjitha pikat e kalimit kufitar, dhe në çdo ambient ku dyshohet se mund të ketë fishekzjarrë dhe kapsolla, si dhe për elementë me precedent kriminal që mund të tentojnë për të hyrë në stadium.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e tifozërisë dhe sportdashësve që të respektojnë me rigorozitet gjithë udhëzimet e dhëna nga Policia dhe Federata e Futbollit, dhe të mos tentojnë për të futur në stadium sende të kundërligjshme pasi do përballen me pasojat ligjore.

12/16/2019 16:21

Me vendim ndalohen ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike