Lajme

Policia serbe thotë se nuk do të lejojë krimin e organizuar

04/10/2019 09:15
nga:Gazeta Blic

“Ushtria e Serbisë (VS), si ruajtës i paqes dhe stabilitetit, nuk do të lejojë asnjë atentat terrorist ndaj shtetit, dhe ky është një paralajmërim për këdo që thirret përgjegjës në zbatimin e ligjit,” u tha në një deklaratë pas takimit të Bordit të Ministrisë të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Gjithashtu potencuan se Ushtria Serbe është e pajisur dhe e gatshme për të përmbushur çdo urdhër nga presidenti serb, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e vendit dhe të popullit të saj.

Shefat e Mbrojtjes thanë se Policia serbe nuk do të lejojë asnjë tentativë të krimit të organizuar, sidomos nëse ka për qëllim rrëzimin e Qeverisë.

“Ushtria Serbe (VS) po i informon të gjithë, brenda dhe jashtë vendit, se nuk është dhe nuk do të jetë mjet për të rrëzuar autoritetet ligjore dhe legjitime në Serbi, as rrëzimin e dhunshëm të rendit kushtetues”, thuhet në deklaratë.

Gjatë daklaratës u tha se Ushtria Serbe monitoron me kujdes situatën e sigurisë në Kosovë pas taksës 100% vendosur për mallrat serbe, dhe formimit të ushtrisë së Kosovës. Poashtu ka paralajmëruar KFOR-in dhe Komunitetin Ndërkombëtar, se ata janë përgjegjës për paqen dhe sigurinë e të gjithëve në Kosovë.

11/12/2019 17:20

Skandaloze: Ka filluar shitja e biletave Kosovë – Angli në tregun e zi