Lajme

Policia rrethon Valan dhe Postën, Bordi i ri kërkoi “përforcime”

04/10/2020 14:41
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës e ka rrethuar ndërtesën e Telekomit dhe të Postës.

Gazeta Blic ka siguruar foto ku shihen policë të shumtë rretj ndërtesës së Telekomit dhe të Postës.

Një zyrtar i lartë brenda telekomit ka theksuar se policia është ftuar nga Bordi i ri, megjithëse aktualisht bordi nuk ka kuorum, sepse nuk po marrin pjesë të gjithë anëtarët.

“Disa nga anëtarët e bordit nuk po marrin pjesë. Janë ata që janë të afërt me LDK. Dy prej tyre s’po marrin pjesë. Pritet që në takim të shkoj edhe ministrja Rozeta Hajdari”.

Gazeta Blic do t’ju mbajë të informuar…