Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dhënë detaje shtesë në lidhje me zjarrin që përfshiu një lokal në rrugën ‘Simon Shiroka’ në Prishtinë.
Borovci ka thënë për “Gazeta Blic” se për shkaqe sigurie janë evakuuar disa banorë përreth vendit të ngjarjes.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale.
“Rreth orës 19:30, është pranuar informata se në rrugën “Simon Shiroka” në Prishtinë, një lokal është përfshirë nga zjarri.Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit.Për shkaqe sigurie janë evakuuar disa banorë përreth vendit të ngjarjes, ndërkaq deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale.Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen” tha Borovci për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Raportohet për një shpërthim në qendër të Prishtinës, zjarrëfikësit shkojnë në vendin e ngjarjes
Deklarohen nga ekipi i zjarrfiksëve për zjarrin në Prishtinë