Lajme

Policia në Ferizaj ia sekuestron 57-vjeçarit 1 pushkë, 2 pistoleta e 100 fishekë

10/23/2024 08:31
nga:G C

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një 57-vjeçari në Ferizaj i janë sekuestruar një pushkë automatike,  dy pistoleta dhe 100 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në njoftimin e Policisë thuhet se më datën 22.10.2024 rreth orës 20:00 gjatë një hetimi në proces ka pranuar një informacion se në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt një person posedon armë të zjarrit.

“Policët e rendit dhe hetuesit policorë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe tek personi:  H.R ( M/K) i moshës 57 vjeçar janë gjetur 3 armë të zjarrit : 1 pushkë automatike, 2 pistoleta dhe 100 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si prova materiale janë sekuestruar armët dhe fishekët”, thuhet në njoftim.